Barcelona doli me turp nga Champions League me një njollë qe me siguri do ta shoqërojë në të gjithë historinë e saj.

Bayern Munchen i dha një leksion të vërtetë futbolli të paparë ndoënjeherë. Nuk ka ndodhur kurrë që në nivele të tilla një ndeshje të mbyllet 8 me 2 por në fakt ky ishte një realitet në supersfidën çerekfinale të Champions League.

Pjesa e parë ishte perfekte për skuadrën e Flik që e mbylli 4 me 1. Bavarezët kaluan që në minutën e 4 në avantazh me anë të Myler mirëpo 3 minuta më vonë një autogol i Alabës riktheu baraspeshën.

Barcelona goditi shtyllën me Lenglet dhe pati dy shanse të mira me Messin dhe Suarez perpara se të vinte furtuna gjermane. Disa gabime trashanike të spanjollëve u shfrytëzuan maksimalisht nga Bayern që shënoi tre herë në më pak se 10 minuta.

Autorë të golave ishin Perisic, Gnabry dhe sërish Myler. Në pjesën e dytë Suarez rihapi për  një moment të vetëm ndeshjen mirëpo ishte vetëm një iluzion pasi Bayern deri në fund shënoi edhe 4 herë të tjera me Levandovski, Kimich dhe dy golat e Coutinhos.

Një eleminim skandaloz i Barcelonës për paraqitjen e turpshme që bëri, ndërsa Bayern pasi shkeli me këmbë Barçën, tani do të ketë përballë në gjysmefinale Man Cityn ose Lionin. Ndeshja u transmetua ekskluzivisht në platformën Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *