Subscribe

Pas dështimit te negociatave, kryetari i PD Lulzim Basha ka përvijuar rrugën ku do te ece opozita nga ky moment;  shtrirje e protestës ne te gjithë Shqipërinë.

 

Dhe beteja e pare e opozitës është Kavaja, ku mbahen zgjedhjet ne 7 maj.

 

Basha ka zbardhur edhe ofertën e dy negociatoreve te Parlamentit Europian, McAllister dhe Fleckenstein, duke theksuar se e vetmja zgjidhje per opozitën është qeveria teknike.

 

Pasi është larguar nga çadra e protestës, kreu i PD i është drejtuar ndërtesës, ku ndodhet edhe zyra e ish kryeministrit Sali Berisha.

 

Por mësohet se Basha ka zhvilluar një takim me Berishën dhe ka biseduar për zhvillimet e fundit politike.

 

Fjalën e plotë të kryedemokratit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *