Në një kohë kur kanë kaluar tre javë nga tërmeti i 26 nëntorit, kreu demorkat, Lulzim Basha ka qenë në Durrës ku është takuar me banorë të zonës së Plazhit.

 

Banorët janë shprehur të revoltuar kundër qeverisë dhe bashkinë pasi sipas tyre i ka braktisur.

 

“Banesa ime është e pabanueshme, por askush nuk ka ardhur prej 10 ditësh të na thotë çfarë të bëjmë” shprehet një grua e moshuar.

 

Të njëjtin shqetësim e kishin edhe banorë të tjerë, të cilët treguan se në bashki I kanë nxjerrë jashtë pa u dhënë asnjë përgijgje çfarë do të bëhet me ta.

 

“Kërkojmë të na thonë të hyjmë a të dalim. Shkova në minibashki dhe nuk na përfillën fare”, u shpreh një banore tjetër.

 

Për kreun demokrat kjo situatë është e papranueshme pasi kanë kaluar tre javë dhe ende situate është e paqartë.

 

“Kjo situatë e pasigurisë është e papranueshme, sepse po hyjmë në javën e tretë. Duhet të ketë qartësi se çfarë po ndodh dhe qartësia fillon me vlerësimin e çdo banese. Pa vlerësuar banesat, ju nuk mund të keni qartësi. Tani këta duhet të transferojnë fondet, se s’ka gjendje emergjence pa fonde. Të marrin ato 150 milionë dollarë të oligarkëve dhe t’i kalojnë në dispozicion të situatës së tërmetit. Shumë pak familje mund të jenë në gjendje të bëjnë diçka vetë, të tjerëve ky tërmet u ka marrë gjithçka. u ka marrë pasurinë e një jete. Shteti është i shqiptarëve. Fondet janë të shqiptarëve, buxheti është i shqiptarëve, nuk është as i oligarkëve, nuk është as i Edi Ramës,”, theksoi kreu i opozitës.

 

Basha akuzoi qeverinë se po bën vetëm shfaqje dhe se po neglizhon situatën.

 

“ Përgjegjësia fillon me ata që kanë përgjegjësi për ndërtimet dhe licensimin e ndërtimeve, që është shteti. Këtu në Durrës kemi edhe një veçori se në 99% të pallateve, ai që ka firmosur për këto leje, ka sjellë edhe betonin, në konflikt interesi, Vangjush Dako. Pasi mbaron gjithçka, kolaudohet dhe prapë pushteti vendor, bashkia, ka për detyrë të kolaudojë që gjithçka është bërë në rregull. Përgjegjësia fillon dhe mbaron me shtetin. Ç’është ajo shprehje “do t’i bëj unë letrat”. Çfarë letrash do të bëjë ai? Ai duhet të shkojë në burg për këto gjëra.”, tha kryetari I PD, Lulzim Basha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *