Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi reformim të sistemit të shëndetësisë para studentëve të mjekësisë.

 

Ai akuzoi qeverinë se në këto shtatë vite nuk ka bërë asgjë përveç koncesioneve.

 

Lideri demokrat u zotua që të japë 1.200 euro shpërblim për mjekët dhe 700 euro për infermierët, kur opozita të votëbesohet nga qytetarët.

 

“Ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore. Si ta ndalim këtë? Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar. 7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim. Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *