Kreu demokrat Lulzim Basha e cilësoi 30 qershorin si ditën e kurajos së shqiptarëve.

 

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, Basha falenderoi te gjithe mbeshtetesit dhe qytetaret qe përmes bojkotit, sipas tij, treguan që janë kundër krimit dhe se refuzuan të keqen.

 

“30 qershori ishte një referendum kundër së keqes. Ishte demonstrimi i mrekullueshëm i lirisë, i europianizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve. 30 qershori ishte dita kombëtare e kurajos, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcë të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Edi Rama vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe, prapë, vodhi vota, por ai nuk mundi dot të fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij nga populli.”

 

Ai nuk I kurseu as akuzat në drejtim të kryeministrit Rama, I cili sipas tij manipuloi numrin e votuesve.

 

“Populli i bashkuar, populli i ndriçuar, është fundi i autokratëve të korruptuar. Ne bashkë i themi ”Ndal” qeverisë më të korruptur të Europës, “Ndal” politikës së krimit dhe të vjedhjes. Shqipëria është e njerëzve. Qeverisja është e popullit. Rama ik! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

 

Basha më tej u shpreh I bindur se opozita do e rrëzoi qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *