Kreu i demokratëve, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Edi Rama pranoi që maskat mbrojtëse të personelit shëndetësor janë të skaduara.

 

Në një reagim në “Twitter”, lideri i PD-së i bën edhe njëherë thirrje Kryeministrit që të tregohet i përgjegjshëm dhe të sigurojë jetën e qytetarëve, pasi situata është emergjente.

 

“Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojërat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”, shkruan Basha.

 

Kreu i qeverisë tregoi sot certifikatën e sigurisë së maskave mbrojtëse, teksa shtoi se data e skadencës së maskave të ardhura nga SHBA-të nuk ka lidhje me përdorimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *