Lideri i opozitës Lulzim Basha nga çadra e lirisë e konsideroi fitore, tërheqjen nga gara te kandidatit të Partisë Socialiste në Kavajë.

 

Sipas Bashës, ky është fillimi i republikës së re. Kryedemokrati bëri të qartë se opozita do të vazhdojë betejën për të ndalur bandat e krimit dhe të drogës për te cilët tha se duan te marrin peng vendin.

 

Duke ju referuar ultimatumit te kryeministrit Rama qe opozita te vendos deri te dielën, Basha i kërkoi kundërshtarit të tij politik që të heq dorë nga presioni.

 

Kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi se javën e ardhshme do te organizohet një proteste e madhe ne bulevard.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *