E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen pushkë, automatikë, municione dhe uniforma ushtarake

Policia e Kosovës ka gjetur armë, municione dhe uniforma ushtarake në zonën përreth varrezave masive të zbuluara së fundmi në Zubin-Potok.

Autoritetet bënë të ditur se bëhet fjalë për armë të gjata, automatikë, fishekë, pushkë gjuetie, mjete shpërthyese, si dhe pajisje të tjera.

Reklamë

Arsenali do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Hetimet po zhvillohen paralelisht edhe për mbetjet mortore të 23 personave që u gjetën në Zubin Potok.

Reklamë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, u shpreh  Kosova s’do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës dhe se heshtja e Serbisë tregon mbështetjen e saj për organizatorët e këtyre akteve të rënda./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë