Subscribe

Në takimin që organizoi sot me disa mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, Lulzim Basha tha se Shqipëria renditet në vend të tretë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID, e për këtë fajëson kryeministrin Edi Rama.

“Qeveria, e interesuar të vendosë qytetarët në konflikt me mjekët.  Edi Rama, i vetmi që nuk po bën detyrën e tij. Shqiptarët dhe mjekët sot kacafyten sepse qeveria e Ramës i ka lënë në mëshirë të fatit. Detyrim i qeverisë të mos gënjejë për numrin e infektimeve dhe vdekjeve. Fshehja e statistikave nga qeveria, vepër penale.”

Po ashtu, kryedemokrati iu drejtua edhe me një thirrje qytetarëve:

“Merrni çdo masë për të mbrojtur veten dhe të afërmit. Do ta bëj këtë thirrje edhe nesër si kryeministër i vendit. Do të braktis çdo luks të qeverisë së sotme dhe të gjitha paratë do t’i çoj në ndihmë të qytetarëve. Ruani veten, sot dyfish më shumë. Tani keni vetëm Zotin dhe veten tuaj. Ruani veten sa të mundeni. Ruani faturat e kurimit të COVID pasi qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka që në borxhin ku ju u ka mbytur kjo qeveri të mos jetë një gur në qafën tuaju por po mundohemi mundohet t’ua lehtësojmë sa më shumë dhe për këtë po punojmë për një skemë që të jemi në gjendja ta vënë në zbatim pas 25 prillit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *