Subscribe

Banorët e Astirit në kryeqytet, të cilët prej më shumë se një viti kanë dalë në protestë për të kundërshtuar projektin e “Unazës së Madhe”, i janë bashkuar tubimit të presidentit Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

 

Me flamuj në duar ata kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, teksa brohorasin të gjithë njëzëri “Liri Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

 

 

LSI ka paralajmëruar se “manifestimi mbarëkombëtar” i 2 marsit do të zgjasë plot 2 orë, ndërsa i ka bërë më herë thirrje kryeministrit që nuk është e nevojshme mobilizimi i efektivëve të policisë për të monitoruar mbarëvajtjen e tubimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *