Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dëshmoi këtë të martë në prokurori në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”.

 

Pak pas dëshmisë të bërë nga kreu demokrat në lidhje me këtë çështje, organit të akuzës iu drejtua numri i dy i PS, Taulant Balla i cili dha versionin e tij në lidhje me këtë ngjarje.

 

Balla u shpreh para mediave se do i shkojë deri në fund të vërtetës. Ai shprehu keqardhje gjithashtu që PD drejtohet nga Lulzim Basha ndërsa nuk nguroi ta akuzonte këtë të fundit se ka nevojë për ekzaminim mendor.

 

 

“Jam këtu për ti shkuar deri në fund të vërtetës. Është e turpshme se ku ka përfunduar PD sot. Fondi i Edukumit ka të ardhura të mjaftueshme tashmë. Dhe unë e kam thënë që e di tashmnë se kush do të jetë kopshti i parë që shpifësi Lulzim Basha do të duhet të ndërtojë tashmë. Më vjen keq që në krye të PD sot është një njeri që flet përcart. Në përfundim të këtij procesi është e nevojshme dhe një ekzaminim i procesit mendor për këtë njeri”

 

Numri dy i PS, i bëri gjithashtu thirrje demokratëve që të mos e bojkotojnë seancën e të enjtes por të bëhen pjesë e saj dhe të votojnë ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

 

“PD Në orën 10 ditën e enjte ka të drejtë të vijë në Kuvned se e ka detyrim të votojë ligjin për mbylljen e lojërave të fatit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *