Identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar për plagosjen e Vinçenc Pirolit më 3 janar të këtij viti në lagjen “Bahaçallëk” të Shkodrës.

 

Bëhet fjalë për Arjon Beqirin, ndërsa policia ka sekuestruar dhe një automjetit tip “BMW X5”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes ditën e krimit.

 

Në lidhje me këtë ngjarje, më 5 janar u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, Vinçens Piroli, si dhe M. M., 29 vjeç. Ky i fundit ka transportuar 34-vjeçarin në spital, por nuk ka njoftuar Policinë dhe nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *