Një 15-vjeçar është marrë peng nga katër të rinj në Durrës.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se adoleshenti është marrë me forcë në makinë nga katër persona, të cilët e goditën gjithashtu me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Për fat të mirë falë ndërhyrjes së policisë, 15-vjeçari u lirua, ndërsa dy nga autorët janë arrestuar dhe dy të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasit D. S., D. Xh., K. S. dhe E. S., kanë marrë me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit D. S., 21 vjeç dhe D. Xh., 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 25 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Durrës|, njofton policia.

Policia ka sekuestruar makinën me të cilën u mor peng adoleshenti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri.

Njoftimi Policisë

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Case”. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë, shërbimet e Policisë lirojnë 15-vjeçarin dhe kapin 4 autorët e dyshuar.

Vihen në pranga 2 prej autorëve dhe procedohen penalisht 2 të tjerët, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta. Sekuestrohen automjeti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organzuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasit D. S., D. Xh., K. S. dhe E. S., kanë marrë me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit D. S., 21 vjeç dhe D. Xh., 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 25 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Fiat” i përdorur për këtë rast, një përforcues grushti dhe një shkop druri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *