Subscribe

Janë piublikuar pamjet nga ekstradimi i një personi i cili ishte i dënuar për një vrasje të ndodhur 30 vjet më parë.

Ai u arrestuar në Itali dhe u eskstradua gjatë natës drejt vendit tonë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Taulant Balla.

“Arratia nga përballja me drejtësinë dhe vuajtja e dënimit po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Një person i dënuar për vrasjen e shtetasve me shumë se 30 vite më parë, u ndalua në Itali dhe u ekstradua gjatë natës në Shqipëri për vuajtjen e dënimit. Gjithashtu operacionet për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin nga vendet respektive kanë vijuar në shumë vende të tjera. Fal shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe njësive homologe, si dhe angazhimit maksimal të Policisë së Shtetit, dy operacione me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë çuan në ndalimin e dy të kërkuarve nga drejtësia shqiptare për krime kundër personit dhe për kultivim\trafikim të lëndëve narkotike”, shkruan Balla.

Në Dubai u arrestua Hajdar Bako (Çopja) në Dubai, i dënuar nga gjykata me 4 vite burg.

“U kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas”, raporton policia duke theksuar s epo vijon puna për ekstradimin e tij nga Dubai në Shqipëri”, njoftoi policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *