Diplomati francez Michel Tarran do të jetë kreu i ri i prezensës së OSBE-së në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Terren shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me të gjithë aktorët politikë e socialë në vend.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur. Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, tha Tarran.

Ambasadori Michel Tarran është diplomat karriere francez, i cili mori detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri më 14 maj 2024.

Më parë, ai ka shërbyer si ambasador i Francës në Taxhikistan (2020-2023); i deleguar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Partneritetet në Ministrinë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme (2016-2020); dhe këshilltar diplomatik i Presidentit të rajonit Provence-Alpes-Côte d’Azur (2013-2015). Ndër pozicionet e tjera që ka mbajtur futen: zëvendësambasador në ambasadën e Francës në Tunizi (2009-2013); zëvendësambasador në ambasadën e Francës në Letoni (2005-2009); zëvendëszëdhënës në Ministrinë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme (2002-2005); këshilltar politik i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK (2001-2002); dhe drejtues në detyrë e më pas zëvendësdrejtues i Zyrës franceze të Ndërlidhjes në Kosovë (1999-2001).

Më 1999, ambasadori Tarran shërbeu si këshilltar politik në Konferencën e Rambujesë për Kosovën dhe, më pas, në ambasadën franceze në Shqipëri për çështjen e refugjatëve kosovarë. Nga shtatori 1994 deri në gusht 1998, ai ishte atashe për Kulturën, Shkencën dhe Bashkëpunimin në ambasadën franceze në Shqipëri./vizionplus,.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *