Subscribe

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Nga Esido Barkaj

Është arrestuar në Itali Ilia Ndoka, një nga anëtarët e bandës kriminale të Arben Ndokës. I afërmi i ish-deputetit socialist pritet që të ekstradohet në Shqipëri dhe të përballet me akuzat. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi, ku u goditën 7 grupe të fuqishme kriminale.

Ndoka akuzohet për pastrim parash dhe për grup të strukturuar kriminal.

Në datën 17 maj Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhra arresti për grupe kriminale duke hedhur dritë në shumë vrasje, atentate dhe krime të tjera të rënda gjatë viteve të fundit. Në hetimet e SPAK dolën në pah dhe armiqësitë e kokave të grupeve me njëri tjetrin dhe planet për eliminimin e tyre duke ofruar shuma marramëndëse.

Në mesin e të shpallurve në kërkim janë edhe drejtues të policisë të akuzuar si të përfshirë në veprimtari kriminale dhe në bazë të përgjimeve ka rezultuar se këta të fundit i shërbenin personave të rrezikshëm.

Zyrtarisht, Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se shkriu 4 procedime penale në një të vetëm, duke nxjerrë zbuluar mënyrën si grupet kriminale bashkëpunuan për të eliminuar njëri-tjetrin.

Nga operacioni SPAK njoftoi zyrtarisht se ngriu pasuritë e 7 grupeve kriminale në vlerën 4.5 milionë euro.

Sipas hetuesve, ata e ushtronin aktivitetin kriminal në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë dhe Rrëshen.

Gjithashtu në bazë të hetimeve u zbulua dhe bashkëpunimi i Ervis Martinajt me ish-deputetin Arben Ndoka për planin e eliminimit të Durim Bamit. Ky i fundit ishte vendosur në shënjestër edhe nga grupi i Avdylajve, por që nuk arritën që ta ekzekutonin.

Hetimi gjeti sesi u arrit të krijohej një organizatë kriminale ku u përfshinë edhe personazhe të tjerë të krimit me Viktor Imerajn, Emiljano Shullazi etj për të vrarë Durim Bamin.

Nga ana tjetër, ky i fundit për tu hakmarrë, bën aleancë me vëllezërit Duka dhe fatmir hysenin me qëllimin e vetëm, për të ekzekutuar anëtarët e organizatës kundërshtare me në krye, bosin e bixhozit Ervis Martinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *