Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i jashtëm Britanik David Cameron kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Rama ka bërë me dije se pjesë e diskutimeve ishte projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe përfshirja e Britanisë në këtë nismë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai bëri gjithashtu me dije se u diskutua për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe tha se bashkëpunimi mes dy vendeve ka pasur rezultate të mira.

“Ne kemi diskutuar për marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe dhe thellimin e mëtejshëm të tyre për të cilin kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në NATO dhe në aspektin e marrëdhënieve bilateral, në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë.

Pa hyrë në të gjitha planet e bashkëpunimit tonë bilateral dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik me një rëndësi të veçantë poër Shqiëprinë dhe Kosovën që është hekurudha Durrës-Prishtinë, e cila është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve tona, porn ë rajon dhe më gjerë.

Ky është një projekt qëë tejaklon interesin e dy vendeve tona dhe në të cilin MB ka shprehur gatishmërinë të përfshihet, qoftë me financimin, qoftë me ekspertizën. Unë i jam mirënjohës sekretarit, pasi është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të të gjitha proceseve transformuese të rajonit tonë.

Kemi folur edhe për projektin e luftës kundër trafilkut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe patjetër që jemi shumë të kënaqur me rezultatete e arritura. Operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë”, tha Rama. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *