E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK kërkon dënimin e Benet Becit, dy vjet burg, por iu konvertua në 1.5 vjet dënim alternativ

SPAK kërkoi dënimin e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci me 2 vjet heqje lirie.

Për shkak se dosja u gjykua me procedurë të shkurtuar, ndaj tij u kërkua në përfundim, pezullimi i dënimit me burgim, duke iu konvertuar në 1 vit e katër muaj dënim alternativ.

Ai u mor i pandehur për  shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, të KESH-it gjatë vitit, 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”.

Vlera e tij përllogaritej në 700 mijë euro përgjatë kohës kur Beci shërbente në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare si derjtues i këtij insitutcioni.

Reklamë

Sipas SPAK, përmes veprimeve në faza të ndryshme të procedurës së prokurimit, dyshohet se është krijuar avantazh i padrejtë për kompaninë fituese, duke cenuar konkurrencën mes operatorëve ekonomikë.

Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave sipas organit procedues.

SPAK njoftoi zyrtarisht se dosja u regjistrua mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit dhe provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.