Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e grupeve kriminale të trafikimit të drogës dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ndërkombëtare.

Dumani tha lënda narkotike për këto grupe kriminale vjen nga Amerika dhe shpërndahen në Europë përmes porteve.

Sipas hetimeve të SPAK grupet kriminale shqiptare kanë aktivitet të zgjeruar në Europë, Angli dhe vendet skandinave, ndërsa Shqipërinë e shohin si vend atrakion për të investuar produktet e përfituara nga krimi.

Altin Dumani: Grupet kriminale shiqptare kanë kontakte direkte me grupet kriminale ndërkombëtarë në botë. Droga, kryesisht kokaina vjen nga Amerika Latine dhe në portet e Evropës. Këto janë nga hetimet që ne kemi bërë publike, që mos keqkuptohem që kam nxjerrë sekret. Grupet kriminale shqiptare kanë aktivitet të zgjeruar në Europë, Angli dhe vendet skandinave. Si e shohin ata Shqipërinë? Shqipëria për grupet kriminale shihet si atraksion për të investuar produktet e ardhura nga krimi./vizionplu.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *