Subscribe

Mjeku i urgjencës në Shkodër, që ju ka asistuar 3 shtetasve të dhunuar në Mal të Zi ka deklaruar se nuk kishin marrë dëmtime serioze.

Mjeku Astrit Lahi tha se pas ekzaminimeve nuk u konstatuan dëmtime serioze në tru për shkak të goditjeve.

Lexo edhe :

Related Posts

“Gjendja e tyre e përgjithshme dukej e mirë, pa ndonjë çregullim neurologjik ose nga traumat. U kryen të gjitha ekzaminimet sipas procedurave përkatëse dhe nuk rezultuan me dëmtime të rënda. nuk kishin dëmtime të rënda të trurit apo në sistemin nervor. Plaga në sy ishte pa dëmtim, është konsultuar me okulistin dhe janë dhën ekzaminimet përkatëse dhe mjekimi përkatës, por që nuk rezulton me dëmtime të thella që mund të rezultojë me humbje të shikimit”, tha mjeku.

Sakaq, njëri prej të dhunuarve në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk kanë provokuar askën. Sipas dëshmisë, tre të rinjtë kishin ndaluar me makinën e tyre kur persona të panjohur iu afruan dhe filluan ta godisnin makinën. Në momentin që kanë zbritur për të parë se çfarë po ndodhte, i kanë dhunuar dhe ata.

Policia malazeze tha se ka identifikuar trej presj autorëve të dyshuar.

Të lënduar kanë mbeture Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi të cilët janë rikthyer në Shqipëri mëngjesin e sotëm./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *