Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar arritjet e qeverisë së tij në sferëm ekonomike, ndërsa theksoi se shumë shpejt këto arritje do të reflektohen edhe në xhepat e qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS, në Fier, Rama theksoi se synimi është ulja e borxhit publik nën 60%.

 

“Borxhi ynë shkoi në 75%, sot që flasim kemi një ulje me 15% të borxhit, pra 60%. Projeksioni është të zbesim nën 60% për vitin e ardhshëm. Ndërkohë që çmimi i energjisë u rrit në mënyrë të frikshme në tregun ndërkombëtar nuk u reflektua në faturën e familjeve shqiptare. Vumë në dizpozicion një mbështetje nga arka e shtetit diferencën e rritjes së imponuar nga kriza”, tha ai.

 

Ndonëse inflacioni mbetet në niveli shqetësuese, Rama thekson se eknomia megjithatë ka hapa pozitivë, referuar daljes së Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave.

 

“Inflacioni është një tjetër problem shumë i madh, Shqiperia e ka inflacionin sot nën mesataren e BE. Sipas BSH inflacioni do të kthehet në normëm e para krizes, midis 2 dhe 4.

Para pak ditësh Shqipëria doli nga Lista Gri e taskforcës ndërkomëbare. Doli Shqipëria nga Lista Gri, u fut Kroacia dhe Bullgaria. Nuk është fundi i botës, por lehtëson shumë qarkullimin e parasë. Këtu flasim për një vend që ka shumë ndërlidhje për shkak të emigracionit, por edhe për shkak të kërkesës në rritje të investitorëve të huaj. Nuk them të themi gëzohuni se ekonomia është shumë mirë. Është më mirë sesa ka qenë, duhet të bëhet më mirë”, tha ai.

 

Rama theksoi se vitin e ardhshëm do të realizohet edhe reforma në paga, ku paga mesatare do të arrijë 900 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *