Arsenal fitoi ndeshjen e javës së 22 të Premier League, duke mundur Nontingem Forest e duke ushtruar presion ndaj Liverpulit kryesues, i cili për momentin është vetëm 2 pikë përpara topçinjve.

Skuadra e Mikel Artetes fitoi 2 me 1 në transfertë falë dyshes Saka dhe Gabriel Zhezus.

Gjithçka në këtë duel ndodhi në pjesën e dytë. Londinezët goditen traversën fillimisht pikërisht me anë të sulmuesit brazilian në fund të një aksioni të mrekullueshëm.

Mirëpo pak minuta më vonë një rivënie anësore e gjatë drejt Gabriel Zhesus u shfrytëzua maksimalisht nga numri 9 i Arsenalit, i cili e kaloi topin poshtë këmbëve të portierit kundërshtar.

7 minuta më vonë ai ishte sërish protagonist në duelin e dytë të topçinjve, pasi shërbeu saktë për Saka, i cili me një të djathtë diagonal vuri në kasafortë suksesin e miqve. Goli i Nontingem Forest, në minutën e fundit nuk i ndryshoi fatet e kësaj sfide, e cila i dhuroi një trepikësh të çmuar Arsenalit per tu ngjiur  në 46 pikë, në vendin e dytë.

Mançester City është në vendin e tretë me 43 pikë, por me dy ndeshje ende për të rikuperuar.

Humbet terren me kreun Aston Vila, e cila ka po aq pikë sa skuadra e Guardiolës, duke qenë se u mund në shtëpi 3 me 1 nga Njukasëll.

Mbrojtësi zviceran Fabian Shar ishte protagonist i madh i ndeshjes per miqte me dy gola të shënuar brenda 4 minutash në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë autogoli i Morenos  i çoi shifra në 3 me 0. Vetëm për statistikë ishte goli i Aston Viles i shënuar nga Uotkins në minutën e 71./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *