Subscribe

Lulzim Basha ka reaguar pas aksionit të madh të SPAK këtë të martë ku janë arrestuar biznesmene dhe zyrtare të akuzuar për afërat me Inceneratoret në Fier, Tiranë dhe Elbasan.

Sipas, ish-kreut të selisë blu, arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Megjithatë sipas Bashës, kjo nuk mjafton.

 

Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *