Një i arrestuar për grabitje arriti t’i arratisej policisë ne momentin kur do transportohej për ne komisariatin e Shkodrës. Mësohet se Emirjon Nikja nga Vau i Dejës, por me banim ne Tirane mbahej ne dhomat e shoqërimit ne Puke dhe do transportohej për ne paraburgimin e policisë se Shkodrës, kur u shpëtoi efektiveve dhe u arratis.

 

Një patrullë është përpjekur ta ndjekë, por 20-vjeçari ka mundur të humbë gjurmët. I riu me 24 gusht grabiti sendet personale të një emigranti i cili e mori ne makinën e tij.

 

Ngjarja ndodhi në Gomsiqe të Pukës, kur emigranti ndaloi automjetin për të transportuar 20-vjeçarin pa e ditur se do të binte pre e grabitjes. Emirjon Nikaj i mori me forcë  portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 leke”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *