Subscribe

Rivënia në punë e rafinerisë ARMO nga një tjetër kompani është një lajm i mirë për 1200 punëtorët e kësaj uzine, të cilët përveç një vlere totale prej 13 milion dollarësh paga të prapambetura, kanë një vit që kanë mbetur pa punë. Por pjesa më e errët e kësaj kompanie është e ardhmja e saj. Dhe për sa kohë ARMO do të vazhdojë të përpunojë naftën? Vizion Plus ka arritur të sigurojë një raport të hartuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, i cili tregon se tashmë rafineria e Fierit dhe e Ballshit duhet të kishte shpallur falimentin.

Ne raportet financiare te renditura per likuiditetet, kapitalin, aktivet dhe ardhshmërinë financiare shihet se shoqëria eshte ne nje vështirësi te përhershme per likuiditete dhe nëse nuk kryen nje qarkullim me te madh te inventarit te saj, si dhe te rritë efektivitetin per mbledhjen e borxheve te saj nuk do te arrije te paguaje edhe per periudhën ne vijim furnitorët dhe detyrimet afatshkurtra.

Kjo ka qenë një nga arsyet se përse Bankers kërkoi në marrëveshje me firmën IRTC SH.A që të ketë garanci pagese. Detyrimet ndaj furnitorëve të ARMO-s kanë arritur në 100 milionë dollarë, në një kohë që shpresat për rikthimin e tyre janë zero. Raporti citon se aftësia paguese e ARMO-s përveçse është negative kërkon vite që të shlyhet. Për të paguar një furnitor për një vit, ARMO-s i duhen 3490 ditë, ose 10 vite. Sot për 100 lek shitje armo humb 292 lekë, ndërsa pjesa që tregon situatën më të rëndë të kompanisë është cilësia e kapitalit. sipas llogarive të ministrisë së energjisë për 100 lek kapital të gjeneruar, humbja është 770 lekë, ose 770%. Kjo është arsyeja se përse askush sot nuk kërkon të blerë shoqërinë, por vetëm të përdorë asetet e saj. Deri tani ARMO ka patur  40 milion dollarë kredi në dy banka shqiptare, ndërsa 240 milion të tjera janë ndaj bankave të huaja. Dy bankat kanë kërkuar vazhdimisht vënien e masës së sekuestros, por pasi dështuan në ekzekutimin e kolateralit, ia shitën konsorciumit që po përdor tashmë këtë rafineri. Numri i kërkesave për sekuestro mbi asetet e ARMO-s kanë arritur deri tani në 33.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *