Kombëtarja e Anglisë mund të luajë ndeshjen e Ligës së Kombeve përballë Islandës në stadiumin “Air Albania”. Lajmin  e kanë bërë publik mediat e njohura angleze, të cilat shpjegojne arsyet pse kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet në vendin e tyre.

Shkaku kryesor i këtij vendimi është se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka ndaluar fluturimet nga Danimarka drejt Anglisë, për shkak të shqetësimeve të koronavirusit.

Pas kësaj një situatë kaotike është krijuar pasi Islanda, 3 ditë më herët do të ndeshet me Danimarkën në Kopenhagen dhe është e detyruar të flurojë, direkt pas kësaj sfide drejt Anglisë.

Kështu , zgjidhja më e përshtatshme është që kjo ndeshje të zhvillohet në fushë neutrale, ku Shqipëria ka dalë si kandidatja kryesore për të pritur sfidën mes Anglisë dhe Islandës.

Vendimi përfundimtar pritet të merret ditët e ardhshme nga UEFA, e cila është në shqyrtim të situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *