Hamasi ka konfirmuar dërgimin e një delgacioni në Egjipt për rinisjen e bisedimeve për armëpushim, disa orë pasi në Kajro mbërriti edhe shefi i CIAs, Uilliam Burns.

Grupi militant tha se përfaqësuesit e tij po udhëtonin në Kajro me një frymë pozitive pas studimit të propozimit të fundit për një marrëveshje të re.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne jemi të vendosur të sigurojmë një marrëveshje në një mënyrë që do të përmbushte kërkesat e palestinezëve”-shkruhej në një deklaratë.

Një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se ka patur përparim në bisedime, por presin të dëgjojnë më shumë në diskutimet e kësaj fundjave.

Sekretari i Shtetit,  Antony Blinken, në mbyllje të vizitës së tij në Lindjen e Mesme vetëm pak ditë më parë tha se pengesa për të rënë dakrod qëndronte te Hamasi.

Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi kanë vazhduar për muaj me rradhe pa ndonjë përparim vendimtar.

Izraeli ka thënë se është i vendosur të eliminojë Hamasin, ndërsa organizata synon një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza.

Përpjekjet bëhen edhe më të domosdoshmë ndërsa Izraeli paralajmëron nisjen e një ofensive tokësore në jug të gazës ku është grumbulluar pjesa më e madhe e popullsisë.

Një operacion i tillë i ushtrisë izraelite në Rafah mund t’i japë një goditje të rëndë operacioneve humanitare në Gaza dhe të rrezikonte shumë civilë të tjerë, ka paralajmëruar OKB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *