E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa Leone XIV kundër dënimit me vdekje: Cënon dinjitetin e jetës njerëzore

Papa Leone XIV ka kundërshtuar dënimin me vdekje, duke e cilësuar atë si një praktikë që cenon dinjitetin dhe paprekshmërinë e jetës njerëzore.

Në një deklaratë të publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dënimit me Vdekje, Papa theksoi se rendi publik dhe drejtësia mund të garantohen pa iu drejtuar ekzekutimeve.

Reklamë

“Dënimi me vdekje është i papranueshëm sepse ofendon dinjitetin dhe paprekshmërinë e jetës njerëzore”, shkroi Papa, duke shtuar se ekzistojnë sisteme efektive paraburgimi që mund të mbrojnë qytetarët, pa ua mohuar plotësisht personave të dënuar mundësinë e rehabilitimit.

Fjalët e Papës vijnë pas deklatave të Sekretarit të Luftës të SHBA-së, Pete Hegseth, i cili njoftoi ekzekutimin e Nidal Hasan – ish-majorit që vrau 13 persona në Fort Hood, Teksas, më 5 nëntor 2009.

“Ne do të sigurohemi që njerëzit ta shohin. Le të bëhet publike”, tha Hegseth.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.