Subscribe

Disa kamera sigurie kanë fiksuar momentin fatal të aksidentit të rëndë të një dite më parë në zonën e ish kënetës, në Durrës.

Një makinë tip “Benz”, pasi humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë,  ka përplasur për vdekje një person i cili po lëvizte anash rrugës me biçikletë. Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari ka humbur jetën.

Lexo edhe :

Related Posts

Pamjet tregojnë se automjeti aksidentoi edhe një person që po udhëtonte me motor, i cili është plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë,  mjeti luksoz që drejtohej nga një adoleshent 17-vjeçar, devijoi nga rruga dhe kaloi në nën tjetër të rrugës duke përfunduar në një gomisteri.

Në këtë moment është përplasur dhe me një mjet të parkuar në këtë biznes.

Shoferi dhe një tjetër i ri që ndodhej si pasagjer dolën nga mjeti dhe pak momente më vonë, janë larguar.

Policia e Durrësit identifikoi shoferin duke bërë të mundur arrestimin e tij pak orë më vonë, pranë shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *