Deklaratat e fundit nga Britania e Madhe dhe Franca në mbështetje ndaj Ukrainës, kanë nxitur reagimin e ashpër të Rusisë.

Sekreterai britanik për punët e jashtme David Cameron ka deklaruar se Ukraina mund t’i përdorë armët britanike edhe kundër objektivave brenda territorit rus.

Ndërsa presidenti francez Emanuel Macron nuk ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të forcave të NATOS në betejë kundër ushtrisë ruse.

Zëdhënësi i kremlinit Dimitri Peskov ka thënë se këto deklarata janë pjesë e një përshkallëzimi verbal nga perëndimi kundrejt rusisë.

Ndërsa zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Moskës, Maria Zakharaova ka paralajmëruar se NATO po përgatitet për luftë me rusinë.

“Duhet të pranojmë se NATO po përgatitet seriozisht për një konflikt të mundshëm me ne. Stërvitjet e vazhdueshme ushtarake të NATO-s pranë kufijve të Rusisë janë dëshmi. Veprimet e aleancës kundër Rusisë po praktikohen duke përdorur të gjitha instrumentet, përfshirë armët hibride dhe ato konvencionale”, tha ministrja e Jashtme ruse.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht se do të nisë një luftë me NATO-n por ka paralajmëruar se dërgimi i trupave të aleancës ushtarake në fushëbetejë do të conte në një konflikt të hapur, të pashmangshëm me Rusisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *