Lulzim Basha ka shfrytëzuar zgjedhjet në degët e partisë që drejton për të akuzuar demokratët e drejtuar nga lideri i opozitës Sali Berisha, për votimin e amnistisë penale dhe për procesin e reformës zgjedhore.

Basha përsëriti akuzën se amnistia nga një akt human u shndërrua në një falje për të korruptuarit

Lexo edhe :

Related Posts

“E zvarritën sa e zvarritën amnistinë derisa një ditë të bukur thanë ejani të bëjmë amnistinë, sepse brenda kishin futur atë që në gjuhën popullore quhet “mishi i dhisë”. Amnisti me mish dhie do të thotë amnisti për të korruptuarit dhe jo për protestuesit kundër korrupsionit. Këtë bënë. Por nuk e bënin dot pa disa vota nga ata që ulen në atë karrige me votat e opozitës. Me mundin, djersën dhe gjakun e demokratëve”, tha Basha.

Akuzat më të ashpra Basha i adresoi për rolin e liderit të opozitës Berisha në procesin e reformës zgjedhore

“E prishën komisionin e reformës zgjedhore se do të ndërtonin një tjetër celulë 3 plus 3. Ka më shumë se dy muaj që komisioni i reformës zgjedhore u asgjësua me dorën e atyre që i thonë vetes opozitë, por që në fakt janë rimorkio e Edi Ramës”, tha Basha.

Demokratët që sot drejtohen nga Lulzim Basha mbajtën të drejtën e vetos në komisionin e reformës zgjedhore për më shume se dy vite; por komisioni u mbyll pa asnjë produkt.

Në mesin e muajit mars PS dhe demokratët e drejtuar nga Sali Berisha vendosën të rihapin bisedimet për reformën elektorale këtë herë me një grup dialogu me 3 përfaqësues nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, duke lënë jashtë Lulzim Bashën i cili sot përfaqëson vetëm 11 deputetë nga 62 deputetë që numëron opozita./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *