Artemisa Kusi fermerja që u largua të hënën nga Ferma VIP, ka qenë ditën e sotme e ftuara e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova në Ferma Club.

Dikur e rezervuar e diku me deklarata të forta, Artemisa ka thënë fjalën e saj.

Fermerja u shpreh se ajo që e penalizoj duke e shpallur më pak të preferuarën e publikut është fakti se hyri në javën e tretë në Fermë. Por gjithsesi ajo zgjodhi që javën e fundit ta shijojë dhe kjo nuk i bëri mirë.

Por siç tha edhe spektaklin e djeshëm, Artemisës i ka mbetur hatri me Albanon, pasi ndihmoi Buçkon sipas saj që të fitonte sfidën.

“Ma bën me hile. I kam xhan Buçkon dhe Albanon, por u zhgënjeva nga ata të dy. Flori ishte i vetmi që më ndihmoi kur mu thyen nallanet të sfida. Ai ka qenë mbështetja më e madhe brenda Fermës”, u shpreh ajo.

Artemisa cilësoi Glorian si fermerën që i ka sytë vetëm te çmimi i madh dhe është e fokusuar në lojë.

E pyetur nga moderatorët se si e priti i dashuri jashtë, ajo tha:

“I dashuri më tha se është shumë krenar për mua. Ke treguar vajzën e edukuar, të sjellshme, të zgjuar. Pavarësisht se dole kaq shpejt ke lënë një shije shumë të mirë”.

Finalistët sipas Artemisës janë Albano, Flori, Dijonisi dhe Ditea. Ndërsa dy fermerët që do donte të shihte jashtë ajo tha Xhesi dhe Gloria./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *