Subscribe

Gjatë qëndrimit në Ferma VIP Çiljeta ka treguar nga vetja shumë anë të saj që ka surprizuar publikun.

Ajo ka folur shumë edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Alban Hoxhën. Ky i fundit e ka surprizuar disa herë fermeren e cila nuk i ka mbajtur dot lotët teksa i shpreh dashurinë nëpërmjet kamerave.

Por kjo marrëdhënie perfekte vjen pas një jete plot sfida të të dyve. Alban Hoxha humbi gruan e tij vetëm pak ditë pasi ajo solli në jetë djalin.

Në Ferma VIP, Çiljeta ka folur për herë të parë për të, pasi e krahasoi me të birin të cilin sot e quan djalin e saj.

“Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë ëngjëlli që i shkëlqejnë sytë. I qeshin sytë. Do të dalim, do u ftojmë të gjithëve në shtëpi dhe do i njihni çunat e mi”, tha ajo./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *