Subscribe

Zjarri në tregun e sendeve të përdorura në Shkodër dyshohet se është shkaktuar nga dy të mitur. Përmes një reagimi zyrtar, policia thekson se dy të mitur, 9 vjeç, po luanin në afërsi të tregut, duke rezultuar në zjarrin masiv që përfshiu lagjen “Ndoc Mazi”.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura”, thuhet në njoftim.

Bilanci i dëmit të shkaktuar është: 80 njësi tregtare të djegura dhe 5 shtëpi banimi. Por fatmirësisht, nga zjarri nuk pati dëme në njerëz.

Kryefamiljarët me lot në sy shprehen për mediat se kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa kërkojnë që shteti t’i ndihmojë, pasi kanë ngelur në qiell të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *