E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Realizoi golin e fitores përballë Shqipërisë, Barella: Meritonim të shënonim më shumë

Njeriu që shënoi golin e fitores për Italinë përballë Shqipërisë, Nikola Barella, theksoi se skuadra meritonte të shënonte edhe më shumë.

Duke folur për mikrofonat e RAI-t, Barella tha se e gjithë skuadra bëri një performancë të jashtëzakonshme.

“Në fund të ndeshjes ndjeva pak lodhje, por edhe me ndihmën e shokëve të skuadrës I’a dolëm të merrnim maksimumin nga kjo ndeshje.. Meritonim të shënonim më shumë gola, por futbolli I tillë është . Fitore e merituar, të cilën duam ta shijojmë. Nëse do të jem në fushë me Spanjën? Këtë e vendos trajneri”, u shpreh Barella.

Vazhdo të lexosh

Reklamë