Dijonisi dhe Ditea kanë pasur një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin që prej fillimit të rrugëtimit në “Ferma VIP”.

Pas rihyrjes së Dijonisit, Ditea ishte një femeret që u gëzua më shumë.

Por pasditen e sotme, fermeri e ka çuar diskutimin në një tjetër nivel, në jetën personale të blogeres.

Mes batutave, ai i thotë se do i gjejë një burrë se nuk ka më kohë për të pritur se dhe ka ngelur në derë.

Por Ditea, shtoi se një gjë të tillë do e mendojë më mirë kur të dalë jashtë.

Pjesë nga biseda:

Dijonis: Sa vjeç je o Ditea

Ditea: 29

Dijonisi: 29? Ça ke bërë gjithë këto 29 vite, me çfarë je marrë

Ditea: Kam jetuar. Kam marrë frymë, kam ngrënë bukë, si gjithë të tjetërt. Ti çfarë ke bërë gjithë këto vite?

Dijonisi: Çfarë nuk kam bërë, të gjitha i kam bërë. Do të gjej ndonjë burrë o Ditea

Ditea: Pse kam ngelur në derë?

Dijonisi: Vallahi ashtu duket, sikur ke ngelur në derë. Duhet të ta gjejmë një burrë. Ke shkuar 29 vjeç, vitin tjetër bën 30

Ditea: Edhe? Më iku koha?

Dijonisi: Të iku koha moj

Ditea: Kur të dal jashtë do e mendoj, do shikoj

Dijonisi: E kam vënë re nuk ta ndjen për burrë fare ty./vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *