E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pesë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga tornadot në SHBA

Pesë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi një tornado shpërtheu në Ioëa në qendër të SHBA-së të martën. Shtëpitë u rrafshuan dhe pemët u shkulën nga tornado e cila shkatërroi qytetin e Greenfield, me 2000 banorë.

“Katër të vdekur dhe të paktën 35 të plagosur pasi një tornado goditi Greenfield dhe zonën e Ander County”, tha dje Policia e Shtetit të Ioëa-s, duke shtuar se numri i të plagosurve mund të rritet më tej.

Ndërkohë një person tjetër vdiq kur makina e tyre u përfshi nga tornado. Po ashtu një spital u dëmtua në Greenfield dhe pacientët u evakuuan në qendra të tjera mjekësore.

Gjithashtu guvernatori i Ioëa-s, Kim Reynolds njoftoi se rreth 100 shpëtimtarë filluan të kërkojnë rrënojat. Numri i tornadove në SHBA në javët e fundit ka tejkaluar të zakonshmen dhe që nga fillimi i vitit janë numëruar 800 tornado.

Vazhdo të lexosh

Reklamë