Subscribe

Tregtarët e Belshit dolën sërish në protestë këtë të shtunë për të kundërshtuar spostimin e tregut nga qyteti drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg qytetit.

Por protesta u përshkallëzua në përplasje mes tyre dhe policisë bashkiake, ndërsa rruga ishte e bllokuar me blloqe betoni

Ndonëse e shtuna njihet si ditë pazari, tregtarët nuk dolën në punë. Ata përsëritën kërkesën e tyre, për një treg të ri në periferi të qytetit.

Të vendosur tregtarët thanë se do t’i vijojnë protestat e tyre deri në arritjen  e një zgjidhjeje.

Bashkia e mori vendimin për heqjen e tregtarëve për shkak të shtimit të turistëve në qytet. Sipas pushtetit vendor, tregu krijonte ndotje dhe problem të tjera, duke dëmtuar pikërisht potencialin turistik të zonës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *