Subscribe

Gjykata ka lënë në burg 20 personat e arrestuar nga Antidroga e Tiranës në kuadër të operacionit “Tempulli 3”. Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e prokurorisë duke mos liruar nga burgu asnjë nga të arrestuarit.

“Tempulli 3” një operacion që nisi që në muajin janar nga Antidroga e kryeqytetit u finalizua duke goditur një grup të strukturuar që merrej me shpërndaren dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Lexo edhe :

Related Posts

Trafikantët përdornin një numër të posacëm celulari që shërbente për të kryer porosi njëlloj si në një call center.
Telefoni ishte i vendosur në një dhomë në Laprakë dhe funksiononte 24 orë me të paktën 3 persona që punonin si operatorë.

Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes disa shoferëve të taksive.
Të paktën tre prej tyre u vunë në pranga gjatë ditës së enjte.

Anëtarët e organizatës përdornin banea me qira për të ruajtur drogën, ndërsa mes tyre komunikonin përmes aplikacionit Signal.

Gjatë operacionit Tempulli 3 u arrestuan 20 persona e 10 u shpallën në kërkim. Ndërsa 5 tjëteve u komunikua akuza në qeli, pasi ishin arrestuar me përpara. Agjentët sekuestruan 3.5 kg kokainë, 50 doza heroine, 100 doza kanabis, 27 telefona celular si dhe 5 automjete.

Ata të cilët shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis në lokalet e natës, afër shkollave si dhe zona të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Drejtuesit e grupit dyshohet se janë personat e arrestuar në muajin shkurt: Fatjon Çiçi, Ervis Gorellari, Enea Sulejmani, Shkëlqim Osteni dhe Igli Begaj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *