Subscribe

Dhjetra banorë të krahinës së Lumit të Vlorës janë organizuar në protestë, për të shtatën herë radhazi.

Ata kundërshtojnë projektin e ujësjellsit që do të marrë ujin nga burimi i lumit “Shushica” për të furnizuar banorët e bashkisë së Himarës.

Sipas protestuesve lumi “Shushica” është i vetmi burim jetese ndërsa projekti është miratuar që prej janarit të vitit të kaluar.

Duke i bërë thirrjë qeverisë që të tërhiqet, banorët e kësaj krahine paralajmërojnë se në të kundërt reagimi i tyre do të përshkallëzohet.

Protestuesit u konfliktuan edhe me forcat e policisë pasi bllokuan rrugën për më tepër se 30 minuta.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave që përshkon lumi i Vlorës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *