Robert Aliaj Dragot është hyrja më e re në “Ferma VIP”.

Mëngjesin e sotëm, Valeri e ka prezantuar fermerin më të ri me kafshët. Ai i ka shpjeguar ecurinë e punëve në stalla, pastrimin e tyre, mjeljen e lopës, kujdesin ndaj kafshëve dhe gjithçka tjetër në stallë.

“Janë inteligjente!Shumë inteligjente këto pulat”, thotë gjatë shëtitjes në fermë Roberti.

Gjithashtu Roberti “analizoi” sjelljen e Valerit në fermë, ku u shpreh se fermeri ka treguar një kujdes dhe sjellje shumë të mirë, bazuar kjo dhe në raport me të.

“Mu duke i tërhequr kur u futa unë mbremë. Mu duke shumë i ndrojtur. Shiko ça bën ti tani se unë jam shumë i vëmendshëm. Gjiithë kujdesi që jep ti, mua më vë çik në pozitë. Ti ke treguar respekt, pse se bën një tjetër këtë për shembull”, shtoi Roberti. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *