E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Policia, mos lëviz”, 27-vjeçari nga Skrapari kapet “mat” mes pyllit, po kujdesej për kanabisin

Policia e Skraparit ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Rehovë.

I riu kishte kultivuar 287 fidanë cannabisi (në kubikë dhe në tokë).

Policia njofton se në kuadër të operacionit “rehoca”, në pranga ra shtetasi A.B.

Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë