Një shkëmbim zjarri ndodhi mes një anijeje trafikantësh  dhe një anijeje patrullë të rojës bregdetare të Triploit, në ujërat e Libisë.

 

Pamjet tregojnë se si anija që transportonte emigrante, godet me breshëri plumbash oficeret detarë që kontrollojnë kufirin.

 

E gjithë kjo ndodh teksa ne zemër të Europes vijon përplasja për fluksin e emigrantëve dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet.

 

Austria ka dërguar 4 autoblinda ne kufirin me Italinë, në pritje të ndërhyrjes së mundshme për kontrollin e emigrantëve që mund të kalojnë në Brenner.

 

Ndërkohe, autoritetet policore italiane bene të ditur se gjendja e emigrantëve që duan të kalojnë transit ne kufirin austriak, nuk është kritike.

 

Në prag të samitit të Talinit, Kryeministri i Estonisë Juri Ratas ka ftuar shtetet e Bashkimit Europian të veprojnë së bashku për të zgjidhur situatën.

 

“Kriza e migrimit është sfida më urgjente, një sfidë që ne shikojmë për dekada. Ne kemi një detyrë për të ndihmuar emigrantët në Evropë në këtë tragjedi dhe këtë gjë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku”.

 

Në Itali janë rritur kërkesat për azil me 47% më shumë, ku pjesën më të madhe të azilkërkuesve e zënë nigerianët.

 

Edhe Papa Francesku  ka bërë thirrje për të ndihmuar te gjithë emigrantët që largohen nga vendi i tyre për shkak të konflikteve të armatosura, sulmet terroriste, uria apo  regjimet shtypëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *