Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit, siguron finalen...

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e...

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën, por jemi...

Konfirmohet data, ja kur Trump do të presë Netanyahun...

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të kombinojnë forcat...

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe...

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç: Deklarata e...

Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis marshimi në...

Akuza dhe fyerja të rënda në Kuvend; Rama përplaset ashpër me opozitën për “Butrintin”

28 Prill 14:23

Marrëveshja për administrimin e parkut kombëtar të Butrintit është shoqëruar me debate të ashpra, fyerje e replika mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve demokratë në parlament. Shefi i qeverise mbrojti marrëveshjen duke këmbëngulur tek pesha e emrit të “Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.” Por opozita ka akuzuar qeverinë se po e jep me koncesion edhe parkun e Butrintit duke mos bërë transparente kontratën.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“ju këtu nuk po akuzoni ministrin e kulturës, ju këtu po akuzoni se fondacioni shqiptaro-amerikan, një fondacion me qindra miliona dollarë që janë kontribut i një grupi njerëzish që jetojnë ne ShBA që mbledhin fonde për Shqipërinë, që ju siguroj që nga pikëpamja ekonomike janë absolutisht ok, nuk kanë absolutisht asnjë problem, na paska hyrë në një marrëveshje sekrete me qeverinë e Republikës së Shqipërisë për të hapur bare dhe restorante në Butrint sepse për ju bari dhe restoranti janë akoma sot dhe gjithë ditën e vetmja mënyrë sesi e shikoni ju fillimin e konvertimit të politikës në para se ju jeni autorët e kioskave, ju jeni ata që mbushët Tiranën me kioska, ju jeni ata, dhe jeni të njëjtën, nuk ndryshoni, jeni të njëjtët, nuk ka rëndësi fare se disa nga ju nuk kishin lindur kur u mbush Tirana me kioska, kioskën ju e keni në kokë.”

 

INA ZHUPA

DEPUTETE, PD

 

“Butrinti tha ka partnerët tanë amerikanë, në fakt nuk na komplekson, kjo është vetëm fasada, DASH thotë se korrupsioni është endemik në të gjitha degët dhe nuk ka sesi ministria jonë e kulturës të mos jetë pjesë e këtij korrupsioni.”

 

Por më shumë se debat për administrimin e Butrintit,  diskutimi sot në parlament ishte I ngarkuar me replika e fyerje për qasjen politike të mazhorancës e opozitës.

 

EDI RAMA

 

“Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse se nuk ka se si të shpjegohet ndryshe që trashëgohet brez pas brezi. E keni në ADN-në e partisë suaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi dhe që ta bazoni të gjithë përsiatjen tuaj politike mbi të marrurit e njerëzve për budallenj. Ju jeni futur këtu, u futët ne këtë kope, mbaroi, sepse kopeja ka logjikën e vet, kopeja juaj, kështu që ju kioskën e keni në kokë, nuk është problemi që jeni të rinj apo të vjetër, ju keni të gjithë moshën e atij të vdekurit që e dini për të gjallë të gjithë, kështu që s’keni asnjë dallim ju”

 

ENKELEJD ALIBEAJ

 

“Pres sanksionet për deputetin Rama, vetëm gjendja mendore e rënduar e shpëton nga sanksioni’”

 

EDI RAMA

 

“Profesor, mos bërtit. Ti kujton se ta përmenda kot emrin? Ti kujton se ta përmenda emrin kot? Pikërisht ta përmenda pikërisht që të vish këtu se më ka marrë malli për ty profesor. Se nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin e luftës me Amerikën, por unë e shpjegoj ndryshe dhe këtë degradim tëndin. E shpjegoj si degradimin e pashmangshëm të të qenit pjesë e një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse dhe thjesht është çështje kohe se kur i shfaqet sëmundja njërit apo tjetrit.”

 

 

Demokratët këmbëngulën në marrjen e masave ndaj kryeministrit Edi Rama për fjalorin e përdorur në séancë, por kërkesat e tyre u injoruan.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Butrinti fyerje Kuvend opozita rama

Nga e njëjta kategori

54-vjeçari ndërron jetë në paraburgimin e Vlorës

më shumë...

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

më shumë...

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

më shumë...

Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekretar të Përgjithshëm, ke shkelur statutin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:08

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit,...

10:59

54-vjeçari ndërron jetë në paraburgimin e Vlorës

10:48

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por...

10:27

A po pini mjaftueshëm ujë? Këto janë...

10:03

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën,...

9:47

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

9:22

Konfirmohet data, ja kur Trump do të...

9:10

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të...

9:05

Rritet numri i viktimave nga lufta në...

8:41

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për...

8:23

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

8:18

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç:...

8:00

Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis...

7:45

Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh...

7:09

Nga kandidatët për nënkryetarë, deri tek sekretarët,...

6:40

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

6:07

Kontrolli ndaj Ngushticës së Hormuzit, SHBA përfundon...

6:06

Mbani ndezur një dritë gjumi në dhomën...

5:54

Shtyhet mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

5:40

Temperatura të larta në Holandë, mbi 900...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekret...
  • “Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç: Dekla...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.