Ai është një nga këngëtarët e rinj më të pëlqyer, e jo vetëm për muzikën e tij, por dhe pamjen. Butrin Imeri është gjatë gjithë kohës në lëvizje, kjo për shkak të koncerteve të shumta. Së fundi këngëtari kosovar i hitit, “Bella” ditën e djeshme ka pësuar një aksident automobilistik.

Mediat kosovare shkruajnë se Butrint Imeri është përfshirë në një aksident në qytetin e Lorrach, në Gjermani. Sipas fotove të postuara nga portalet kosovare automjeti i tij është dëmtuar në pjesën e pasme.

Gjendja e këngëtarit mësohet të jetë e mirë dhe pa lëndime, kurse rasti në fjalë po vazhdon të hetohet.





