“Ndihem keq për veten dhe familjen”. Kështu është shprehur Ola për raportin që ka me Adin në Ferma Vip.
“Ndihem keq për veten, për familjen për Adionin sepse Adioni nuk ka pse ta ketë këtë presion. Dua që Adioni të jetë i qetë. Ndihem keq për shumë gjëra, por ndihem mirë që e kam afër si shok”, tha Ola.
Por çfarë mendojnë opinionistët për raportin Ola-Adi dhe ndikimin që dha në këtë lidhje hyrja e Fabianit?
“Është pak komplekse si gjë. Të jep pak doza si dashuri e ndaluar. Në fillim kam qenë skeptike sepse më është dukur si opsion për të tërhequr vëmendje dhe u nxituan. Adioni kishte idetë e paqarta dhe marrëdhënien nga jashtë e nuk më ka pëlqyer kur thoshte jam i martuar jashtë. Nga ana tjetër shihja një Ola që pavarësisht se i dëgjonte këto gjëra, ishte “ok” dhe lejonte afrimitetin. Unë e parapriva Olën para se ti vinte vëllai se si dukej gjëja. Tani që jeni distancuar, por nuk jeni distancuar, nuk e di si ndihen brenda vetes së tyre. Kjo gjë u ka shtuar dashurinë, por tek të dy nuk më ka pëlqyer diçka: nëse nuk e kishin lidhjen për vëmendje, duhet tu qëndronin ndjenjave të tyre”, tha Einxhel.
“Fabiola nuk duket e trembur nga publiku, por nga grupi i Ëhats Upp të familjes. Ajo që unë shikoj, është një lloj ndjenje, pavarësisht ardhjes së vëllait”, tha Ermali.
“Nuk duhet të kesh frikë nga paragjykimet. Adioni ka lënë një ndjesi, por në këtë mes ti nuk ke gabuar që ke lënë veten të lirë për ndjenja. Kjo gjë nuk duhet të të cënoj as lojën”, u shpreh Armina.





