Dj Bujaka është surprizuar nga 3 fëmijët e tij, vajza Elodi dhe dy djemtë binjakë Dior dhe Rio.
Bujaka në rrëfimin e tij i cilësoi fëmijët si pasuria më e madhe që kishte në jetë, ndërsa ka treguar edhe historinë e njohjes me bashkëshorten.
“Ishim në një koncert dhe shoh Eni Hasa që sot është gruaja ime. Më është dukur e veçntë që në fillim e nuk u ndamë. Kemi 3 fëmijë, vajzën Elodi 8 vjeç dhe djemtë binjakë 6 vjeç. Vajzën ja kam bërë dhuratën më të mirë gruas, shoqen e vet se ajo nuk ka motër. Elodi është gëzimi i parë i imi. Dior është më shumë si unë. Rio është më i dashur dhe i prekshëm. Unë mendoj që më ngjajnë mua. Kur më kanë çuar dronin ka qenë momenti më i bukur në fermë. Ata janë pasuria ime”, tha Bujaka





