Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u...

Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me...

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi:...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e...

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar që do...

Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po...

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir Metën në...

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki refuzon të...

Pse u la vetëm nën sulm familja Jashari? Klosi:...

Ngërç politik në Kosovë, vendi sërish në zgjedhje, të tretat brenda një viti e gjysmë

29 Prill 09:04

Pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit Kosova shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare, të tretat me radhë vetëm brenda një viti e gjysmë.

Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidenten e vendit pasi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje edhe pas katër tentimeve të njëanshme vetëm brenda ditës së martë nuk kishte mundësi që të niste një proces votimi të ri për dy kandidatet e tyre Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Partitë opozitare bojkotuan seancën
Partitë politike opozitare bojkotuan seancën e stërzgjatur, duke pamundësuar kështu kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh për ta zgjedhur presidenten e re të Kosovës. Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese thuhet qartë se Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave dhe kuorumin prej dy të tretave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë. Afati prej 35 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese skadoi në mesnatën e 28 prillit, dhe në këtë mënyrë, automatikisht sipas atij vendimi, shpërbëhet Kuvendi, pa nevojën e një dekreti presidencial. Sërish duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më së largu brenda 45 ditësh, që i bie në fillim të qershorit.

Kurti kritikon opozitën
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, njëherësh dhe kryetar i Vetëvendosjes, e cila në zgjedhjet e fundit mori 51% të votave, sjelljet bojkotuese të opozitës për çështjen e presidentit i cilësoi “joshtetërore dhe anti-institucionale”, duke i akuzuar ato siç thotë për “bllokim të qëllimshëm të funksionimit të institucioneve”.

“Opozita nuk ka synim tjetër përveç pengimit të qeverisjes, dhe veprimet e saj përbëjnë mosnjohje të rezultatit zgjedhor dhe të vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Bojkotimi i seancave plenare është dëshmi e qartë e kësaj qasjeje bllokuese”, tha Kurti, i cili gjatë ditës së martë mbajti disa konferenca për media.

Opozita kritikon Kurtin dhe Vetëvendosjen
Dy partitë më të mëdha opozitare Partia Demokratike e Kosovës PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, tentimin e parë të Vetëvendosjes kur i hodhi në votim kandidatët e saj, pa kuorumin parlamentar prej 80 deputetësh, e cilësuan siç thonë, “puç kushtetues” dhe “cenim të rendit juridik të vendit”.

“Ndjej keqardhje që Kurti nuk ka arritur as minimalisht të shprehë gatishmëri për një konsensus për një emër që e konsideroj dhe e vlerësoj shumë, ai siç duket nuk e vlerëson. Çka nuk kuptoj, pse po i pengon kaq shumë Vjosa OsmaniKurtit? Ndoshta Kurti nuk don ta zgjedhë, por jam i bindur se populli do ta zgjedhë”, tha kryetari i LDK-së, duke lënë të kuptohej se LDK, ishte që Vjosa Osmani të jetë kandidate e partisë së tij për presidente, të cilën Albin Kurti nuk e mbështeti edhe për një mandat pesëvjeçar. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, përmes nënkryetares së saj, Vlora Çitaku, tha se Kurti që nga fillimi ka synuar “për të përzgjedhuren/in e tij për pozitën e presidentit”.

“Pra, atë që e kemi thënë nga fillimi, doli e vërtetë: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për President nga opozita. Ai ka kërkuar kundërkandidat për të përzgjedhurin/përzgjedhurën e tij, vetëm sa për ta siguruar kuorumin. Kaq e thjeshtë”, tha Çitaku, duke e akuzuar Kurtin siç thotë në synimin e tij “për t’i kapur tri pozitat më të larta shtetërore, kryeministrin, kryetaren e parlamentit dhe presidentin”.

Jopartiak dhe figurë unifikuese e spektrit politik
Posti i presidentit sipas Kushtetutës së Kosovës duhet të jetë jopartiak dhe figurë unifikuese e spektrit politik. Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me partnerët në qeverisje, pakicat jo serbe, ka vetëm 66 vende në Kuvend, nga 120 vende që ka parlamenti i Kosovës.

Pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente dhe dështimit të Kuvendit që ta zgjedhë presidenten/in e ri, më 4 prill, sipas Kushtetutës, ushtruese e detyrës së presidentes u emërua kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk mund ta ushtrojë këtë post më shumë se gjashtë muaj. Zonja Haxhiu, pritet që së shpejti të shpallë datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare, të tretat me radhë vetëm brenda një viti e gjysmë./DW

Posted Under:
Anash Kosova Vendi
Tagged:
Kosova zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ul naftën me 3 lekë

më shumë...

I presin rrugën dhe zbresin me vrap nga makina, policia e Tiranës arreston 39-vjeçarin e armatosur (VIDEO)

më shumë...

Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë financiare duke nisur nga 1 Maji

më shumë...

Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me Trump, çfarë nuk u pa nga vizita e monarkut në SHBA

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:08

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi,...

9:59

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

9:46

I presin rrugën dhe zbresin me vrap...

9:29

Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të...

9:04

Ngërç politik në Kosovë, vendi sërish në...

8:59

Karta e fundit e Mbretit Charles në...

8:51

Horoskopi ditor: Vendimet dhe emocionet që do...

8:04

Moti sot: Ditë e qëndrueshme në vend,...

7:37

Skadon afati për presidentin e ri! Kosova...

10:57

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG...

10:38

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga...

10:17

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja...

10:08

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar...

10:05

Trump për Merz: Ai nuk e di...

10:02

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir...

10:01

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki...

9:59

Pse u la vetëm nën sulm familja...

9:51

Klosi: Gjyqi për ish-krerët e UÇK ka...

9:40

Si infiltrohen agjentë e SHISH te bandat...

9:32

Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi:...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Terror në Greqi, i moshuari kryen sulme me armë në dy instit...
  • Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
  • Hapet Tiranë-Durrës! Çlirohet trafiku drejt kryeqytetit, pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.