Subscribe

Dy persona mbeten të vdekur dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në orët e vona të së shtunës në Tapizë në aksin Kamëz-Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave të para të policisë tek rrethrrotullimi  i Tapizës, mjeti tip Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç,  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja  shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.

Ndërkohe janë plagosur edhe dy femra të tjera që ndodheshin në këtë makinë si pasagjere. Ato u dërguan me urgjence në spital por mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet se cilat kanë qënë shkaqet që kanë sjell këtë aksident tragjik në Tapizë.

Megjithate pamjet e Audit qe doli jashte rruge tregojne nje demtim te madh te mjetit duke hamendesuar se drejtuesi I tij, viktima E.H mund të ketë qënë me shpejtësi tej normave te lejuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *