Subscribe

 Ministria e Infrastrukturës njofton se duke nisur nga dita e hënë e datës 22 qershor kompanitë ajrore mund të fillojnë fluturimet, sipas segmenteve te miratuara nga Autoriteti i Aaviacionit Civil.

Por ministria nuk mban  përgjegjësi në rast se këto fluturime nuk do të kryhen.  Do të jetë kompanitë ajrore ato të cila duhet të informojë qytetarët për kufizimet e mundshme të fluturimeve.

E thënë ndryshe, ministria së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil nuk do të pengojë kompanitë të nisen nga aeroporti i Rinasit, por do të jenë shoqëritë ajrore ato të cilat do të duhet të garantohen se nuk do të hasin probleme në shtetin ku kanë planifikuar të fluturojnë.

Ky sqarim i ministrisë bazohet edhe në deklaratën e Komisionit Evropian, të datës 11 qershor, sipas të cilës rekomandohet heqja e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Szerbine duke filluar nga data 1 korrik 2020. 

Me shpresën se edhe vendet e Bashkimit Europian do të kenë këtë qasje, Ministria thotë se do të miratoje skedulet e fluturimit që do të kërkohen nga kompanitë. Por në sqarimin e saj ministria thotë se operatorët ajrorë do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga Tirana për në aeroportin e destinacionit të synuar.

Por e gjithë kjo situatë vijon të krijojë paqartësi, pasi jo të gjitha shtetet evropiane kanë shfaqur gadimshëmrinë për hapjen e kufinjeve me vendet e Ballkanit. Deri në një vendim final të strukturave të Bashkimit Europian, lëvizja e lirë duket ende e pamundur. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *